Flash News

E-TJERA

Federica Woelk: Nuk besohet se Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Kirgistanit

Federica Woelk: Nuk besohet se Rama është kryeministër i

Federica Woelk, asistente e kredituar në Parlamentin Europian nuk i ka shpëtuar qëndrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas deklaratës së kreut të republikës Srpska, Dodik, i cili tri ditë më parë tha se në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Në 'Twitter' Rama shkruan sot se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm të partnerëve të BE.

Ndërsa Woelk-s shkruan se është po aq e befasuar nga qëndrimi i kryeministrit shqipar dhe se s'mund ta besojë se ai është vërtetë kryeministër i Shqipërisë dhe jo i shtetit të Kirgistanit.

'‘Ndonjëherë pyes veten nëse Rama është vërtet kryeministër i #Shqipërisë (në Ballkan). Nga ky postim në Twitter, më mirë do të thoja se ai është kryeministër i Kirgistanit (me gjithë respektin e duhur për këtë vend)'’ shkruan Federika Woelk-s.

Të fundit