Flash News

E-TJERA

Fevziu: Mbajtja e Ilir Metës në kafaz është e patolerueshme

Fevziu: Mbajtja e Ilir Metës në kafaz është e patolerueshme

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu u shpreh kundër mbajtjes së të pandehurve në kafazin e qelqtë, duke iu referuar rastit të ish-presidentit Ilir Meta.

I ftuar në MCN TV,  ai tha është kundër mbajtjes në kafaz dhe se është e patolerueshme paraqitja e Metës atje. 

"E para jam totalisht kundër mbajtjes në kafaz. Kjo është e patolerueshme. E para Ilir Meta është ish-president, ish-kryetar Kuvendi, ish-kryeministër, ish-zv.kryeministër, ish-ministër i jashtëm dhe ish-ministër. Është njeri që ka mbajtur disa portofole. Ka një akuzë që duhet t’i provohet nga Prokuroria dhe t’i vendoset nga Gjykata. Është e patolerueshme të sillesh në këtë mënyrë.

Besoj ju e keni ndjekur gjyqin kur ish-presidenti Sarkozy shkoi për në burg, me bashkëshorten për krahu. Ky kafazi është i patolerueshëm. Njerëzit kanë personalitetin e tyre. As janë kriminelë të rrezikshëm, as janë njerëz që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.

E dyta për transmetimin live duhet të bëhet, por duhet parë ligji që e bëjnë njerëzit. E treta ndëshkimi i paraprak, pra me burg, përveç rasteve kur përbëjnë kërcënim real për provat dhe procesin, nuk ke pse i mban në burg, siç u gjykua Saimir Tahiri, që më fund u deklarua fajtor dhe shkoi nga gjykata drejt në burg për të kryer dënimin e tij. Nuk ka sens kjo", u shpreh Fevziu. 

 

Të fundit