Flash News

E-TJERA

Fier/ Sherr për pagesën e qirasë, 35-vjeçari përfundon në spital

Fier/ Sherr për pagesën e qirasë, 35-vjeçari

Një konflikt mes dy personave në Fier ka përfunduar me dhunë, ku një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Ngjarja ka ndodhur në një lavazh në lagjen “15 Tetori”, ndërsa i dëmtuari, i identifikuar si Eldi Gremi, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak të pagesës së qirasë së biznesit. Burime nga hetimi thonë se 35-vjeçari është pronari i subjektit, ndërsa autori i dyshuar është personi që e kishte marrë atë me qira.

Debati mes tyre ka degraduar në përplasje fizike, ku njëri prej tyre ka përdorur mjet prerës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit