Flash News

E-TJERA

“Fitimet do kthehen në disko”, Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit protestë para Kuvendit: Në krye të fondacionit, një antishqiptar

“Fitimet do kthehen në disko”, Aleanca për Mbrojtjen e

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit bashkë me disa përfaqësues të shoqërisë civile janë ngritur në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar planin e menaxhimit për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ata kërkojnë shtyrjen e diskutimit për projektligjin “për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet ministrisë së kulturës dhe fondacionit për menaxhimin e Butrintit.”

Sazan Guri u shpreh se në lidhje me projektligjit në fjalë nuk është bërë asnjë dëgjesë publike, teksa njoftoi mbledhjen e Akademisë nesër në orën 10:00.

"Duhej të ishte bërë dëgjesë publike. Nesër në orën 11:00 mblidhet Akademia. Aleanca e Mbrojtjes së Butrintit ende nuk ka dalë me një rezolutë për tia drejtuar parlamentit që të ndalë këtë pr/ligj”, tha Sazan Guri.

Gazetari Aulon Kalaja tregoi se do t’i drejtohen gjykatave shqiptare , teksa u shpreh se të paktën 7 avokatë janë duke shqyrtuar rrugën për të ankimuar ligjin.

“Do ta godasim në gjykatat shqiptare. Nëse nuk e dërgojnë këta do e dërgojmë ne. A jepet Koloseu me PPP, a jepet Akropoli me PPP”, tha Kalaja.

Arkeologu Apollon Baçe tha se në krye të fondacionit për menaxhimit do të jetë një antishqiptar, mdërsa shtoi se fitimet që do të nxirren nga zbatimi i planit do të shkojnë për bare e restorante.

“Nuk lejohet asnjë lek më tepër të futet në Butrint. Këto janë lek që do të përdoren për disko bare dhe restorante dhe në 1/3 do ta paguajë populli. Nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni të caktuar. Këtu do kemi një përfitim që do ti kalojnë komplet fondacionit amerikan. Nuk ka të bëjë shteti shqiptar, por nëpërmjet në Fondacioni, në krye të të cilit është një anti-shqiptar Plani i këtyre është plani më qesharak. Kjo do të kthehet në një qendër diskosh. Ato lekët që do të futen janë taman lekë për baret”, tha Baçe.

 

Të fundit