Flash News

E-TJERA

Fitorja me Çekinë, Sylvinho: Kemi bërë hap të rëndësishëm por nuk ka mbaruar asgjë

Fitorja me Çekinë, Sylvinho: Kemi bërë hap të

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, deklaroi pas fitores me Çekinë se ekipi shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar akoma asgjë.

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në Nëntor”, tha Sylvinho.

Trajneri Sylvinho ka falenderuar së pari tifozët e shumtë në numër që mbështetën Kombëtaren Shqiptare.

“Së pari falenderoj tifozët, ishin shumë e shumë shqiptarë që na mbështetën. Gara ishte shumë e vështirë, fizike, por mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer”, shtoi ai.

Pavarësisht fitores me 3 gola avantazh, trajneri Sylvinho thotë se Çekia është një skuadër e fortë dhe nëse ata nuk do të penalizoheshin me karton të kuq, do të ishte shumë e vështirë fitorja kundrejt tyre.



Të fundit