Flash News

E-TJERA

Si po e 'pushtojnë' Kuvendin fjalimet e deputetëve me ChatGPT

Si po e 'pushtojnë' Kuvendin fjalimet e deputetëve me

Seancat plenare po nxjerrin në pah një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Deputetët tashmë nuk lodhen më me fjalimet e tyre, pasi senancë pas seance tingëllojnë më shumë si tekste të gatshme dhe të prodhuara nga inteligjenca artificiale.

Në seancën e sotme, ishte vetë deputetja socialiste Bora Muzhaqi ajo e cila e pranoi indirekt këtë realitet, teksa deklaroi se gjatë dëgjimit të diskutimeve “nuk arriti të kuptonte ku mbaronte inteligjenca artificiale dhe ku fillonte demagogjia”.

“Teksa dëgjoja fjalimet nuk arrita të kuptoja ku përfundote inteligjenca artificiale dhe ku mbaronte demagogjia.

Të dyja të bënin të mendoje sikur jetoje në një botë paralele.

Nga njëra anë Shqipëria ishte zi dhe sterr, nga ana tjetër ishte ndonjëherë çik më rozë se ç’është.

Realiteti tregon që punë të mira janë bërë plot dhe kemi dhe shumë puën për të bërë”, u shpreh Muzhaqi. 

Të njëtin shqetësim ngriti edhe Ted Kopliku, kreu i departamanetit Brain Gain.

Në rrjetet sociale, Kopliku e ka cilësuar të tmerrshme përdorimin e Chat GPT nga përfaqësuesit e shqiptarëve, në fjalimet e tyre në Parlament. 

Sipas tij, kjo metodë 'dembele' po e varfëron debatin publik.

"Një tmerr përdorimi i Chat GPT nga përfaqësuesit e shqiptarëve, në fjalimet e tyre në Parlament. Unifikimi i mendimit, rreziku i humbjes së interesit ndaj asaj që thuhet, pasi identifikohet natyra robotike e fjalës apo edhe lehtësia e gjetjes së përgjigjes nga ata që duhet të jenë në thellësi të problematikave, përbën një kërcënim serioz për demokracinë.
Sado e cunguar të jetë, kjo qasje dhe pandjeshmëria ndaj futjes së inteligjencës artificiale në këto nivele po japin një kontribut të madh në vdekjen e demokracisë.
Rrezik ky edhe në demokraci të tjera, por në Shqipëri, përzier me nivelin e ulët të përfaqësimit, ai do jetë fatal", shkruan Kopliku. 

 

 

 

Të fundit