Flash News

E-TJERA

Përcaktimi i fondeve për partitë politike, KQZ: Në dispozicion jo më pak se 130 mln lekë

Përcaktimi i fondeve për partitë politike, KQZ: Në

Shpërndarja e fondeve për partitë politike në zgjedhjet lokale të 14 majit do të bëhet mbi bazën e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2015.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u shpreh në një deklaratë për mediat se partitë politike q ëkanë marër pjesë në zgjedhjet e vitit 2015, do të marrin fonde. Celibashi shtoi se fond ii përcaktuar nuk do të jetë më i vogël se 130 milionë lekë.

Kreu i KQZ tha se vendimi i takon Kuvendit për të ndarë fondi për secilën parti politike.

“Është një vendim që do të duhet ta marr dhe s’po e bëj publik. Ligji ka përcaktuar në nenin 180 që merr fonde partia që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse në 2019. E dimë që PD s’mori pjesë por neni 180 ka përcaktuar në referim do merren sipas rastit të 2015 dhe 2017. Ka një përjashtim që për ato që s’kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do merret në konsideratë procesi i 2019. Ne nuk kërkojmë fond se është cështje që i takon Kuvendit dhe vendos se sa para do të vendosim në dispozicion të partive politike për fushatën e tyre zgjedhore. Ky fond nuk do jetë më i vogël se 130 milionë. Megjithatë është cështje e Kuvendit dhe nuk kemi obligim. Ne kemi bërë një lloj kujtese që ka fonde që vihen në dispozicion të cilat janë apo alokojmë me qëllim që të marrim masat”, tha Celibashi.

 

Të fundit