Flash News

E-TJERA

Foto me djalin e Adem Jasharit drejt Tiranës, Hoxha: Çfarë donte të tregonte Kurti

Foto me djalin e Adem Jasharit drejt Tiranës, Hoxha: Çfarë

Gazetari Artan Hoxha komentoi ndeshjen e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku vendi ynë doli fitues 3-0.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te vizita e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti, i cili publikoi qëllimisht foton me djalin e Adem Jasharit.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Hoxha tha se Kurti me atë foto tregoi se po bashkohet me pjesën tjetër.

Mes tjerash ai nënvizoi se dy drejtuesit e shteteve duhet të linin mënjanë egon e tyre dhe të ishin bashkë në stadium.

“Kurti me foton që nxori pa hyrë në Shqipëri tregoi se po bashkohem me pjesën tjetër. Dje Rama e sulmoi në Parlament, por jashtë konfliktit të tyre, egos së tyre, aty ishte një ambient përbashkues. Dy drejtuesit kryesor të shtetit duhet ta kishte shmangin këtë gjë.

Tani nuk e di kush e ka fajin, por ata duhet të ishin bashkë për të gjithë tifozët që ishin aty. Atmosfera që ndodh në stadiumin tonë nuk e gjen në Kosovë”-tha ai.

 

Të fundit