Flash News

E-TJERA

“Fotoja e jetës sime”, Armando Babani kujton momentin historik të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

“Fotoja e jetës sime”, Armando Babani kujton momentin historik

Fotoreporteri i njohur, Armando Babani e konsideron fotografinë e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës si imazhin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Në podkastin “Pasvon”, ai tregoi se ajo foto mbetet për të “fotografia e jetës”, pasi fiksoi një nga momentet më historike për Shqipërinë.

“Është histori. Është një nga pjesët më të mëdha të historisë së popullit shqiptar”, u shpreh Babani.

Ai kujtoi se në atë periudhë nuk punonte ende për ndonjë agjenci ndërkombëtare, por fotografonte thjesht nga pasioni dhe ndjesia e momentit.

Sipas tij, fotografia nuk u botua menjëherë në gazetën “Republika”, pasi drejtuesit e kohës kishin frikë nga pasojat politike të publikimit.

Babani rrëfeu gjithashtu se një pjesë e madhe e arkivës së tij është humbur gjatë viteve të tranzicionit dhe trazirave të vitit 1997, por fotot kryesore të historisë shqiptare i ka ruajtur ende.

“Dua që arkiva ime të digjitalizohet dhe të mbetet për brezat”, tha ai.

Të fundit