Flash News

E-TJERA

Francë/ 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti

Francë/ 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Besançon të Francës, ku një grua 36-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj mbrëmjen e së martës.

Sipas mediave vendase, alarmi është dhënë nga partneri i saj, i cili ndodhej në banesë së bashku me vajzën e tyre. Megjithatë, ai është marrë menjëherë në paraburgim, pasi ishte personi i fundit që kishte kontakt me viktimën dhe tashmë ndodhet nën hetim.

Nga ekzaminimet e para mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trup, përveç një shenje të lehtë në qafë, e cila sipas prokurorisë nuk konsiderohet përcaktuese. Hetuesit dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e asfiksisë, e shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë mundësinë e përdorimit të substancave ose ndërhyrje të një personi tjetër.

Partneri i viktimës, 50 vjeç, e ka mohuar përfshirjen në ngjarje, megjithëse rezulton se më herët ishte dënuar për dhunë në familje ndaj saj në muajin shkurt, pa pasur megjithatë masë ndalimi kontakti mes tyre. Çifti, me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria, kanë disa fëmijë.

Të fundit