Flash News

E-TJERA

Frikë nga hakmarrja, policia largon nga banesa familjen e autorit të tragjedisë në Durrës

Frikë nga hakmarrja, policia largon nga banesa familjen e autorit të

Policia e Durrësit ka larguar nga banesa familjen e autorit Nikoll Radaçi pas tragjedisë së djeshme në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër.

Shkak për zhvendosjen e tyre në një ambient tjetër ka qenë frika e hakmarrjes.

Kujtojmë se makina që drejtonte Radaçi humbi kontrollin dhe përplasi në trotuar tre fëmijët teksa luanin me top, pasi 57-vjeçari rezultoi i dehur në momentin që drejtonte mjetin. 

Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i ishte pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022.

 

Të fundit