Flash News

E-TJERA

Fshehu 1.2 kg k*kainë brenda jastëkut, arrestohet shqiptari në Genova

Fshehu 1.2 kg k*kainë brenda jastëkut, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Genoa, pasi në apartamentin e tij u zbulua një sasi prej mbi 1 kilogram kokainë e fshehur në mënyrë të pazakontë.

Sipas mediave italiane, i riu u vu nën vëzhgim nga policia gjatë kontrolleve në disa zona të qytetit, ku efektivët konstatuan sjelljen e tij të dyshimtë dhe nervozizmin sapo pa patrullat. Ai tentoi t’i shmangej kontrollit, por u ndalua nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti rreth 6 gramë kokainë, ndërsa kontrolli në banesë zbuloi edhe 1.2 kilogramë të tjerë lëndë narkotike, të fshehura brenda një jastëku në dhomën e gjumit.

Në apartament u sekuestruan gjithashtu 1.200 euro cash, dy peshore elektronike dhe materiale të përdorura për paketimin e dozave të drogës.

Pas procedurave policore, 32-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Carcere di Genova Marassi.

 

 

Të fundit