Flash News

E-TJERA

Fshihnin drogën në rrotat e djathit, arrestohet grupi i drejtuar nga një shqiptar në Itali

Fshihnin drogën në rrotat e djathit, arrestohet grupi i drejtuar nga

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës në Itali, kryesisht në Sardenjë. Sipas mediave italiane, në pranga janë vënë 10 persona, ku disa prej tyre ishin shqiptarë.

Deri më tani janë sekuestruar mbi 100 kilogramë kokainë që trafikohej e fshehur brenda djathit parmixhano. Shefi i këtij grupi kriminal ishte një 37 vjeçar shqiptar. Dyshohet se droga e sekuestruar ka sjellë të ardhura të paligjshme prej 20 milionë eurosh.

Furnizimi me drogë bëhej nga jashtë, kryesisht nga Holanda dhe arrinte në Itali me kamionë. Ruajtja bëhej në magazina në disa province si Asti, Cuneo dhe Alessandria, gjithashtu në zona të tjera të Italisë veriore.

 

Të fundit