Flash News

E-TJERA

Fuga analizon çështjen ‘McGonigal’: Besoj te drejtësia amerikane, por shoh heshtjen e përfaqësuesve të SHBA-ve në Tiranë

Fuga analizon çështjen ‘McGonigal’: Besoj te

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, analizoi hetimin e çështjes McGonigal nga drejtësia amerikane.

Në një intervistë për Euronews Albania, Fuga tha se SHBA-të do t’i shkojnë deri në fund çështjes së ish-zyrtarit të FBI-së dhe do të zbardhin atë çfarë ka ndodhur.

 “Besoj shumë që drejtësia amerikane do ta çojë deri në fund hetimin e kësaj çështjeje pasi nuk ka asnjë pengesë për të. Ndërkohë ajo që unë shoh është një lloj heshtje e përfaqësuesve të SHBA-ve në Tiranë në raport me ngjarjet e aktualitetet dhe kjo sigurisht ka krijuar një lloj boshllëku në këto dy javët e fundit, por nuk mendoj se kjo do të jetë afatgjatë.

Unë mendoj se Shqipëria në NATO dhe BE nuk mund të bëjë pa mbështetjen e SHBA-ve. Dhe nuk besoj se do të kishte politikanë në Shqipëri që do të kërkonte ta thyente këtë gjë”, tha Fuga.

 

 

Të fundit