Flash News

E-TJERA

“Fundi i Golemëve”, kryevepra e Nikollaq Zoraqit rikthehet në skenën e TKOB pas gjashtë dekadash

“Fundi i Golemëve”, kryevepra e Nikollaq Zoraqit rikthehet

Një ngjarje e veçantë artistike pritet të shënojë skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku vepra “Fundi i Golemëve” vjen si premierë absolute botërore, mbi gjashtë dekada pas krijimit të saj.

Drejtori i TKOB, Aulon Naçi, thekson se kjo është një premierë unike në çdo komponent të saj. “Është premierë absolute në të gjithë komponentët e saj, nga produksioni te muzika, rolet. Do të këndohet shqip”, shprehet ai.

Vepra me muzikë të kompozitorit Nikolla Zoraqi dhe libret të Kolë Jakovës, e bazuar në tregimin e Dhimitër Shuteriqit “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, sjell në skenë një dramë të fuqishme historike që ndërthur tradhtinë, dashurinë dhe fatin e një familjeje shqiptare në prag të rënies së epokës së Skënderbeut. Përmes muzikës operistike shqiptare, vepra synon të rikthejë në vëmendje historinë dhe identitetin kombëtar.

Në realizim marrin pjesë një kast i gjerë artistësh, ndërsa vepra vjen nën konceptin regjisorial të Nikolin Gurakuqit dhe dirigjimin e maestros Zhani Ciko.

Për herë të parë pas 63 vitesh, një nga veprat më të rëndësishme të muzikës operistike shqiptare ngjitet në skenë këtë të enjte në mbrëmje, ndërsa shfaqjet vijojnë edhe në datat 29 dhe 31 maj.

Të fundit