Flash News

E-TJERA

Fuqia konkuruese e ekonomisë bie me 8% në tre muaj, shkaqet kryesore. Konfindustria: Masa urgjente ose falimentim masiv

Fuqia konkuruese e ekonomisë bie me 8% në tre muaj, shkaqet kryesore.

Fuqia konkuruese e ekonomisë shqiptare, krahësuar me vendet e Rajonit dhe partnerët kryesorë tregtarë, ka rënë me mbi 8% në 3 mujorin e parë të këtij viti.

Kështu vlerëson Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë, ndërsa rendit shkaqet kryesore:

1- Thellimi në vlerë absolute dhe relative të kostove shtesë të karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shqipëria ka cmime të karburanteve 10-25% më të larta.

2- Kostot e energjisë elektrike për industritë dhe prodhimin. Cmimi i energjisë elektrike është më i larti në Rajon për industritë dhe bizneset.

3-  Mungesa e politikave financiare dhe fiskale efikase mbështetëse për përballimin e pasojave të krizës globale të lëndëve të para. Shqipëria është vendi me mbështetjen financiare më të ulët në Rajon për përballimin e pasojave të krizës së Ukrainës dhe tregjeve globale.

4-Politikat tregtare dumping e drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të shteteve konkurente për eksportet e tyre në dëm të prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

Konfindustria thekson se pasojat janë të rënda sidomos në sektorët e industrisë dhe shërbimeve. Ndërsa kërkon marrjen e masave urgjente, thotë se rrezikohen pasoja të rënda si falimentimi i industrisë dhe bizneseve.

 

Të fundit