Flash News


E-TJERA

Furnizonin Europën me kokainë/ Arrestohen dy shqiptarë në Bukuresht, si bëhej trafikimi

Furnizonin Europën me kokainë/ Arrestohen dy shqiptarë në

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Rumani. Ata ishin pjesë e një grupi të trafikut të lëndëve narkotike.

Si pasojë e operacionit policor të zhvilluar në Bukuresht ranë në pranga tetë persona. Shqiptarët në bashkëpunim me rumunët shpërndanin drogëra të forta.

Grupi transportonte kokainë dhe heroinë nga Holanda, në ngarkesa prej 10-12 kg, të fshehura në makina që dërgoheshin në servise, zakonisht jashtë vendit, për t’u modifikuar me vende të posaçme, për fshehjen e drogës.

Droga më pas shpërndahej dhe shitej në qytete të Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës dhe Shqipërisë.

Sipas hetuesve grupi e nisi aktivitetin kriminal në vitin 2021, kur një shtetas shqiptar vendosi të formonte rrjetin e sofistikuar. Më pas grupit iu bashkuan edhe katër shqiptarë të tjerë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 10 kilogram kokainë, gjysmë kilogram heroinë dhe një sasi rreth 400 eurosh të falsifikuara. Prokuroria kërkoi konfiskimin e 1 milionë euro të grupit kriminal që dyshohet se ishin vendosur nga tregtia e drogës, si dhe të një makine të modifikuar.

 

 

Të fundit