Flash News

E-TJERA

Gara për SPAK-un, dalin emrat e tre kandidatëve, njërit i vunë tritol në 2019-ën

Gara për SPAK-un, dalin emrat e tre kandidatëve, njërit i

Kanë dalë emrat e tre kandidatët e parë që do të hyjnë në garë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pari është prokurori Albert Kuliçi. Kuliçi ka qenë prokuror në Vlorë, ndërsa aktualisht është prokuror në Tiranë.

Në vitin 2019 Kuliçit iu vendos eksploziv në makinë.  Në atë kohë ai hetonte tjetërsimin e pronave në Karaburun e Zvërnec.

Kandidati i dytë është Olsi Dado aktualisht i komanduar në SPAK. Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të marrëdhënieve juridiksionale.

I treti në garë është Kreshnik Ajazi, prokuror i Elbasanit i cili u mor me hetimin e bandës së Laert Haxhisë.

Të fundit