Flash News

E-TJERA

Garoi me veten, Gjinushi rizgjidhet në krye të “Shkencave”: Vazhdoni i bini një kambane

Garoi me veten, Gjinushi rizgjidhet në krye të

Skënder Gjinushi është rizgjedhur për një mandat të dytë si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Votimi u mbajt paraditen e kësaj të premteje në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura, teksa kandidati i vetëm në garë ishte vetëm Gjinushi.

Media nuk u njoftua për procesin e votimit dhe arsyetimi që iu dha gazetarëve prej Akademisë ishte përmes statutit të saj, me pretendimin se në mungesë të debatit, mosprania e medies është legjitime.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe pa fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Këtë herë, Skënder Gjinushi u zgjodh me 51 vota pro, më shumë se nga mandati i parë ku vetëm 35 akademikë votuan pro tij, ku edhe atëhere kandidonte i vetëm. I vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

Në një prononcim për mediat pas rizgjedhjes si kryetar i “Shkencave”, Gjinushi e konsideroi si proces normal dhe demokrat, edhe pse nuk kishte as rivalë, as fushatë dhe zgjedhjet u mbajtën me dyer të mbyllura.

Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem. Ende se keni kuptuar që në institucionet si Akademia e Shkencave, dinë të vlerësojnë se kush do të jetë ekipi drejtues dhe kolaudohet se cila reformë, cila alternativë do duhet mbështetur? Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë. Garë është se votohet po jo. Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se akademikët.” – tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi e drejton Akademinë e Shkencave që prej 24 Majit të vitit 2019.

 

Të fundit