Flash News

E-TJERA

Gatishmëria për anëtarësim në BE: Shqipëria regjistron rezultatin më të ulët, Mali i Zi mban kreun

Gatishmëria për anëtarësim në BE: Shqipëria

Komisionerët e Bashkimit Evropian udhëtuan në 3 shkurt në Kiev ku u mbajt Samiti BE-Ukrainë. Nga Kievi, unioni paraqiti një raport me 33 kapituj ku vlerësohej përgatitja në katër faza e vendeve që duan të bëhen anëtare në BE.

Raporti në fjalë shërben si bazë për të gjykuar se sa i gatshëm është një vend kandidat të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Për secilin kapitull, KE vlerësoi gatishmërinë për të zbatuar legjislacionin e BE-së. Këto vlerësime cilësore mund të shndërrohen në pikë nga 1 në 4 për të përcaktuar sasinë e progresit.

Ndër vendet në fazën e negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka rezultatin më të keq me 84.5 pikë, dhe zyrtarisht i hapi negociatat vetëm vitin e kaluar.

Nga rajoni lideri i klasifikimit është Mali i Zi me 99.5 pikë, ndërsa Serbia renditet në vendin e dytë me 98 pikë.

Turqia, negociatat e pranimit të së cilës me BE janë pezulluar zyrtarisht, mori 94 pikë.

Ukraina ka shënuar vetëm 69 nga 132 pikë të mundshme, duke i dhënë asaj një notë mesatare prej 2.16.

Të fundit