Flash News

E-TJERA

Gazetari: Deklarimet e Tafanit të merren me rezerva, iu dha metadon pas dëshmisë

Gazetari: Deklarimet e Tafanit të merren me rezerva, iu dha metadon pas

 

Gazetari Julian Kasapi tha se dëshmia dhe deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, duhet marrë me rezerva.

I ftuar në “Open” në News 24, Kasapi deklaroi se pas dëshmisë, Tafanit i është dhënë një sasi metadoni, i cili i jepet çdo konsumuesi të lëndëve narkotike. Sipas tij, Tafani është përdorues i drogërave ndaj edhe dëshmitë duhet të merren me rezerva.

“Unë i marr me rezerva deklaratat e Tafanit, sepse nëse bëhet fjalë për eliminimin e prokurorëve, kanë pasur mundësi të bëjnë diçka të tillë, në momentin që nuk ka ndodhur, mendoj se duhet të merren me rezerva.

Në këtë pikë deklaratat e një të penduari të drejtësisë duhet të merren me rezerva. Nëse një grup kriminal bëhet gati të vrasë një avokat dhe shkon në pallat, del pa bërë gjë, duket e çuditshme. Kemi deklaratat e një personi që konsumon heroinë. Dalja e policisë për këto vrasje ishte disi e nxituar, pasi nëse Tafani pas deklarimeve të tij i është dhënë metadon, kjo është pak e rëndë. Deklaratat duhet të merren me rezerva”, tha ai.

Të fundit