Flash News

E-TJERA

Gazetari i BIRN i kujton kryetares së AMA-s: Armela, nuk çalon gomari nga veshët!

Gazetari i BIRN i kujton kryetares së AMA-s: Armela, nuk çalon

Gazetarja Afrovita Hysaj u përball me kërcënime dhe sulme publike nga pronari i televizionit lokal 6+1 Vlora, Albert Deliaj, ndërsa gazetarë të tjerë raportuan gjithashtu kërcënime pas raportimeve për përdhunimin në grup të një vajze në Vlorë 3 ditë më parë.

Sulmi u përball me reagime të ashpra nga kolegë dhe organizata të medias.

Ndërkohë kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi i tha BIRN se autoriteti që drejton nuk mund të vepronte në këtë rast. “I kemi duart e lidhura”, tha Krasniqi duke referuar se materiali denigrues nuk ishte publikuar në televizion, por në faqen online.

Një reagim të saj ka replikuar edhe gazetari i BIRN, Gjergj Erebara në Facebook i cili i kujton kryetares së AMA se Policia duhet të veprojë njësoj, pavarësisht nëse kërcënimi bëhet në portal, apo në Tv.

“Jo Armela, nuk kemi nevojë për rregullim të medias online, kemi nevojë për funksioninin profesional dhe jopartiak të institucioneve të shtetit. Kemi nevojë që Policia e Shtetit të zbatojë ligjin në rastin kur një vajzë dhunohet dhe një tjetër, kërcënohet me jetë. Portali është një mjet, jo një krim në vetvete. Ligjet funksionojnë njësoj, pavarësisht nëse një kërcënim bëhet online apo offline, me gojë apo me shkrim. Policia duhet të veprojë njësoj, pavarësisht nëse kërcënimi bëhet në portal, në Tv, në telefon apo në rrugë. Me një fjalë, nuk çalon gomari nga veshët”, shkruan gazetari. 

Gazetari i BIRN i kujton kryetares së AMA-s: Armela, nuk çalon

Të fundit