Flash News

E-TJERA

Gazetari: Samiti la një shije të tmerrshme për gjermanët

Gazetari: Samiti la një shije të tmerrshme për gjermanët

Gazetari, Genc Burimi i ftuar në Task Force në Syri Tv për të komentuar Samitin e Berlinit të zhvilluar sot në Tiranë.

Burimi, u shpreh ndër të tjera se Gjermanisë ky samit i la një shije mjaft të keqe, pasi gjermanët e vunë stekën shumë lart kur e krijuan.

Ata që nuk ishin të pranishëm sytë i kanë tek Samiti , BE- Ballkan perëndimor që do ndodhë në dhjetor, ta kuptojnë shqiptarët që ajo është darka e madhe, kjo është një aperitiv, është një koktej.

Ky koktej la një shije të tmerrshme për gjermanët sepse ky proces është një krijese e gjermanëve dhe gjermanët e vunë stekën shumë lart kur e krijuan këtë.

Që ta kuptojnë shqiptarët, siç krijoi Macron komunitetin europian politik, besoj e njihni që mbledh të gjitha vendet edhe jo anëtare, pikërish si një forum për të zgjidhur porblemet politike dhe kështu dhe Samiti Procesi i Ballkanit është në miniaturë komuniteti politik europian por në shkallën e rajonit.

Nëse e kemi të qartë objektivin, pastaj shikojmë nëse do arrihet apo jo.

Pra nëse objektivi ishte që në radhë të parë, përpara se këto vende të integrohen në BE, të mos integrohen duke importuar problemet e tyre .

Gjermania mendoi se do zgjidhte problemet politike të këtyre vendeve me anë të karrotës ekonomike. Ky ishte pak a shumë skenari.”, tha Burimi.

Të fundit