Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon vrasësin më të rrezikshëm në Shqipëri: Mban pseudonimin “Alcatraz”

Gazetari tregon vrasësin më të rrezikshëm në

Gazetari Sokol Bregu ka folur për arrestimet në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe goditjet e radhës për bandat kriminale.

I ftua në MCN Tv, Bregu tregoi edhe vrasësin më të rrezikshëm. Sipas gazetarit, profili i tij ka dalë gjatë arrestimeve për “Metamorfozën” dhe njihet me pseudonimin “Alcatraz”.

“Të penduarit janë kthyer në rrezik real për të gjitha organizatat. Sot informacioni po rrjedh nga të penduarit. Ka rezultuar që për një pjesë të madhe të atyre që janë thënë janë gjetur prova.

Te ‘Metamorfoza e 1’ është një që s’është identifikuar, ‘Alcatraz’ e kishte vënë emrin. Ai ishte jo i frikshëm, por ai thotë ‘e kam këtu në tavolinë, a ta vras, apo do ta vrasësh ti më andej!’. Aktiviteti i këtyre është i pazbuluar, i pakuptueshëm. Statusi i të penduarit na ka dhënë mundësinë herët ose vonë. Sepse me një të penduar ke zgjidhur 15 çështje”, deklaroi gazetari.

Të fundit