Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Malltezi është nipi i familjes Begeja, pronarja e tokës ku ishte Kompleksi Partizani

Gazetarja: Malltezi është nipi i familjes Begeja, pronarja e

Gazetarja Alba Kepi ka folur rreth akuzave të ngritura dhe arrestimit të Jamarbër Malltezit, në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Kepi u shpreh se  Malltezi është arrestuar vetëm se është dhëndri  familjes Berisha dhe se ai është nipi i familjes Begeja pronares së vërtetë të pronës ku ishte kompleksi Partizani.

"Dokumentet dëshmojnë se familja Begeja është pronare e ligjshme e pronës që është sekuestruar nga regjimi komunist. Dokumentet dëshmojnë se këto janë pronare të ligjshme dhe është një proces i manipuluar politikisht.

Kjo është e njëjta si komisionet famëkeqe të pasluftës për të shfuqizuar familjet e mëdha të Tiranës dhe të njëjtën  gjë po bëhet dhe tani. Ky dokument vërteton se familja Begeja është një nga themeluesit e qytetit të Tiranës dhe që ka kontribuar për zhvillimin ekonomik është pronare legjitimi  pronës dhe Malltezi po goditet pasi është dhëndri i kundërshtarit të tyre politik.

Këto prona po kërkohet të shtetëzohet dhe një herë nga pushteti, kolegët e mi gazetar janë shprehur mbi lëvizjet e prokurorisë nuk e njohin historinë e Tiranës dhe familjes Begeja", deklaroi Kepi.

Të fundit