Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Motra e p*rdhunuesit më tha hiq emrin e vëllait nga lajmi, e quajti skemë të vajzës

Gazetarja: Motra e p*rdhunuesit më tha hiq emrin e vëllait nga lajmi,

Gazetarja Dorjana Bezat ka folur për ngjarjen e rëndë në Vlorë ku një 26-vjeçare u abuzua seksualisht nga 4 djem.

E ftuar në Top Story, Bezat u shpreh se kur kontaktoi me familjen e njërit prej të akuzuarve, ishte tronditur nga dëshmia e motrës së tij.

Kjo e fundit i kishte kërkuar të hiqte emrin e të vëllait nga lajmj, pasi sipas saj, vajza e kishte krijuar vetë skemën e përdhunimit.

“Kam kontaktuar drejtpërdrejt me një nga familjarët e tyre. Ajo me mori në tel t’i hiqja emrin të vëllait nga web se s’kishte vendim të formës së presë. I thashë a e ndjen që vëllai jot ka kryer një vepër të rëndë, ajo tha ai ishte pre e një provokimi. Pavarësisht se ka shuar në spital, ajo provokoi, përdori alkool, shkoi me dëshirën e saj, prandaj krijon këtë skemën e përdhunimit.

Ajo vajzë s’është abuzuar vetëm nga djemtë, por edhe nga familjarët, nga shumë djemtë dhe vajza nëpër komente që shkruajnë se diçka ka bërë. Komentet më të trishtuara thonë vajzat pse s’më ndodh mua kjo. Qava kur pashë vajzën. Gabimi janë gjithë të tjerët jo unë që reagova”-tha Bezat.

Të fundit