Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Oligarkët po i bëjnë presion Ramës që Arben Ahmetajt të mos preket

Gazetarja: Oligarkët po i bëjnë presion Ramës që Arben

Gazetarja Anduena Llabani, teksa foli për aferën e inceneratorëve, folur edhe për akuzat dhe hetimin ndaj Arben Ahmetajt.

E ftuar në studion e Syri Tv, Llabani deklaroi se ka një presion ndaj kryeministrit Rama nga ana e oligarkëve, në mënyrë që Ahmetajt t’i garantohet pafajësia dhe të largohet jashtë vendit.

“Ti mendon se Arben Ahmetaj është njeri që nuk ka bërë gjëra duke ndihmuar njerëz me influencë në këtë vend? Sigurisht që po, dhe janë ata të parët që janë hedhur në terren. Do të shkojnë disa emra në prokurori, e nuk do të shkojë Arben Ahmetaj.  

Të jesh e sigurtë që këta kanë edhe sigurinë që nuk do të bëhet asgjë. Ne kemi njerëz të cilët, janë me precedentë penalë, me para, që punojnë për pushtetin, që blejnë vota gjatë zgjedhjeve elektorale, të cilët njoftohen dy ditë para, që largohu ti bashkë me shokët e tu.

Ne po flasim për njerëz që kanë influencë, që për shumë faktorë të rëndësishëm në këtë vend, edhe nga ata oligarkë pranë Ramës, që janë hedhur në mbrojtje, që Arben Ahmetajt ti garantohet një pafajësi juridike dhe largimi i tij nga vendi”, tha gazetarja.

 

Të fundit