Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Telefoni i Vis Martinajt ka pulsuar jashtë Shqipërisë

Gazetarja: Telefoni i Vis Martinajt ka pulsuar jashtë Shqipërisë

Gazetarja Keti Banushi deklaroi se telefoni i Ervis Martinajt ka pulsuar jashtë territorit të Shqipërisë.

E ftuar në studion e Euronews Albania, gazetarja u shpreh se kjo e dhënë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht dhe organet kompetente janë duke e mbajtur të mbyllur pa dhënë detaje.

“U tha fillimisht, por jo në kuadër të konfirmuar nga policia se telefoni i tij ka pulsuar jashtë Shqipërisë dhe kjo ngriti dyshimin që mund të jetë gjallë. Kjo ka ndryshuar qasjen e prokurorisë dhe u dyshua për një inskenim të zhdukjes nga ana e Vis Martinaj.

Nuk them që të gjitha këto janë të vërteta, i kemi me burime dhe nuk është se janë informacione të konfirmuara zyrtarisht. Është një çështje që mbahet shumë hermetike dhe askush nuk jep informacion dhe ne duhet të flasim në bazë të informacioneve që kemi me burime”, tha gazetarja.

Të fundit