Flash News

E-TJERA

Genc Burimi: Basha është shitur tek Edi Rama për 15 milionë euro

Genc Burimi: Basha është shitur tek Edi Rama për 15 milionë

Analisti Genc Burimi deklaroi se Lulzim Basha është shitur tek Edi Rama për 15 milionë euro.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Burimi tha se Basha është shumë i dhënë pas parasë dhe mundohet të fshihet pas emrit të bashkëshortes së tij.

Analisti tha se ai duhej ta ngrejë gishtin kundër Ramës dhe jo ndaj opozitës.

“E para,  që bëri një proces sovjetik, e dyta, ndoshta jam ndër të vetmit në Shqipëri që e kam akuzuar Bashën si shumë i dhënë pas parasë dhe që kam bërë një bast që sot Basha është shitur tek Rama në mënyrë që Rama t’i çliroj Bashës 15 milion eurot e Strasburgut që ja mban peng, vë re që emri i këtij Erjon Isufit, qenka bërë i kokaleshtë.

Që në kohën e Fazlliçit ishte po ky bashkë me vjehrrin që bënin strehimin, jepnin adresën e kompanive  të Fazlliçit, që atëherë. Prap ky Erion Isufi. Familja e gruas së Lulëzim Bashës kanë kompani që bënë konsulentë, por kompania fare mirë, pra blen një apartament, këtë apartament ja lë pronarëve real që janë bashkëshortja dhe kunati i Bashës  dhe në emër të kompanisë ti bën blerje. Bën apartamentin, merr qiranë, blen benzinën, paguan transportin. Pra, kur Lulëzim Basha më bën mua një lloj  sfide, ky kujton se fshihet pas fustanit të bashkëshortes, në kuptimin figurativ të fjalës. Unë ka  parë gjithçka. Doli qëparë në parlament pa pikë turpi. Shkon dhe thotë për reformën zgjedhore dhe nuk thotë asnjë fjalë për mënsurën e 14 majit. Ai vazhdon akoma me reformën zgjedhore, ai vazhdon akoma gre gishtin ndaj opozitës  në vend ta ngrejë gishtin kundra Ramës, siç e ngriti ODIHR-i në raport”, tha Burimi.

Të fundit