Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Gjashtë vite pa Teatër: premtime, polemika dhe mungesë transparence

Gjashtë vite pas agimit të 17 majit 2020, Teatri Kombëtar mbetet ende më shumë se një godinë e shembur dhunshëm. Teatri vijon të jetë simbol i mënyrës si politika i merr vendimet. Godina u shemb në orët e para të mëngjesit, kur qindra forca policie shtypën me forcë qëndresën që zgjati më shumë se dy vite.
Në vitet e fundit, Citizens.al ka ndjekur pasojat e kësaj ngjarjeje. Duke dëshmuar si zona përreth Teatrit u kthye në një pikë ku takohen zhdukja e trashëgimia kulturore për interesa private me kërkesat për informacion pa përgjigje, tjetërsimin e tokës publike, zbardhjen me vonesë të lejeve për kulla me të drejtën e qytetarëve për të ditur se çfarë ndodh me kujtesën dhe hapësirën publike.
“Teatri që ndau artistët”
Shembja e Teatrit Kombëtar erdhi pas një përplasjeje të gjatë mes qeverisë, bashkisë Tiranë dhe artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Godina ishte kthyer prej më shumë se dy vitesh në një simbol të rezistencës qytetarë, ndërsa protestat kishin tërhequr edhe vëmendje ndërkombëtare.
Kryetari i bashkisë Tiranë, të dielën e shembjes së teatrit doli me një video mesazh në rrjetet e tij sociale, duke e konsideruar një vendim të vështirë, por të drejtë.
Kjo “betejë” për Teatrin solli përçarje edhe te artistët që fillimisht u bashkuan kundër shembjes së godinës, por më vonë disa prej tyre ndërruan radhë, duke u rreshtuar me në anën e qeverisë.
Avokati i Popullit, bëri një analizë të sjelljeve të policisë së shtetit në shembjen e Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 majit 2020. Dhuna fizike dhe verbale e ushtruar nga punonjësit e policisë, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ndërsa brenda tij kishte akoma qytetarë, mungesa e numrave të identifikimit të punonjësve të policisë, përdorimi i sprajit djegës pa arsye ishin disa problemet e evidentuara.
Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi tre muajsh pas shembjes rezultatet e një auditimi të kryer për çështjen e teatrit. KLSH renditi një sërë shkeljesh ligjore që kulmuan me shembjen si edhe i rekomandoi Institutit të Monumenteve të Kulturës t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtën pamje arkitekturore që kishte.
KLSH argumentoi atëherë se vendimmarrja e Institutit të Monumenteve cenoi zonën e mbrojtur të qytetit, dhe përcjelljen e saj si indicie penale në Prokurorinë e Tiranës.
Pak javë para shembjes, organizata evropiane Europa Nostra e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e 7 vendeve më të rrezikuar anë Evropë, duke kërkuar ruajtjen dhe restaurimin e tij.
Premtimet për teatrin e ri
Menjëherë pas shembjes, u premtua ndërtimi i shpejtë i një godinë të re moderne për Teatrin kombëtar. Por procesi u zvarrit ndër vite.
“Përpara fundit të mandatit tim do të ketë përfunduar teatri i ri, para 2023” u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në maj të 2020 pasi ishte shembur godina.
Më 15 gusht 2020, Veliaj njoftoi përfundimin me sukses të sondave gjeologjike në truallin e teatrit, ndërsa lajmëroi nisjen e punimeve në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Përpos nisjes së punimeve ai konfirmoi edhe projektin e miratuar për tu zbatuar, i studios “Bjarke Ingels Group”. Më 29 qershor 2021, kryebashkiaku Veliaj tha se Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të ri.
Më 5 korrik 2021 ai u shpreh se viti i ri do të na gjente me një kantier ndërtimi për teatrin e ri.
“Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisimin punën për Teatrin e ri Kombëtar. Viti i ri do ta gjejë Tiranën të paktën me një kantier teatri të ri”, deklaroi Veliaj.
Mirëpo, bashkia Tiranë shpalli tenderin për ndërtimin e godinës më tetor 2022. Ndërsa në dhjetor të vitit 2022 Veliaj njoftoi nisjen e punimeve për hapjen e themeleve për teatrin e ri.
“Teatri Kombëtar, e mbajtëm fjalën, filloi puna këtë vit…Afati është 27 muaj, por besoj edhe për 2 vjet do të kemi të paktën ngrehinën e Teatrit. Besoj për 24 muaj do jemi gati”, tha Veliaj më 31 dhjetor 2022.
Në 1 dhjetor të vitit 2023 ai dha një afat tjetër për përfundimin e punimeve.
“Nëse na mban koha dhe themelet e Teatrit i hedhim këtë dimër, plani është që ne deri në 2026 ta kemi përfunduar Teatrin ”, deklaroi Veliaj.
Në 22 janar 2024, tha se Teatri do të ishte gati në vitin 2025.
“Vitin tjetër ta kemi mbyllur të gjithë pjesën e infrastrukturës së rëndë të Teatrit, për t’u siguruar që në 2025 të kemi edhe finalizimin e kësaj kryevepre”, tha Veliaj.
Sot, teatri është ende në proces ndërtimi, ndërsa nuk ka ende një datë konkrete se kur do të jetë në funksion të artistëve dhe jetës kulturore.
Nga teatri te kullat
Më 12 mars 2018, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se kishin në plan të ndërtonin një teatër të ri përmes Partneritetit Publik Privat. Në shtator 2018, Qeveria Shqiptare mratoi ligjin special për Teatrin Kombëtar.
Ligji i miratuar posaçërisht për Teatrin Kombëtar i jepte mundësi një pale private të merrte përsipër ndërtimin e godinës së teatrit bashkë me zhvillimin urban të zonës përreth tij. Kompania e kontraktuar ishte “Fusha sh.p.k”.
Ky ligj synonte krijimin e një komisioni, i cili përbëhej nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Avokatura e Shtetit dhe Trupa Teatrore. Ky komision kishte si kompetencë kryesore shqyrtimin e propozimeve nga palët e interesuara për të realizuar projektin.
Ligji special për Teatrin u rikthye dy herë në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta, pasi sipas tij ky ligj bie ndesh me parimet kushtetuese të vendit.
Më 3 qershor 2019 u publikua në Fletoren Zyrtare vendimi i cili autorizon ngritjen dhe funksionimin e një komisioni për vlerësimin dhe negocimin e kontratës me palën private me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.
Në korrik të 2019 kryeministri Rama u shpreh se ndërtimi i një godine të re është “operacion me kosto të lartë” dhe për këtë arsye i është besuar privatit.
Më 26 shkurt 2020, Bashkia Tiranë njoftoi tërheqjen nga plani i shumë debatuar për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar përmes Partneritetit Publik Privat (PPP). Nëpërmjet një statusi në Facebook, Erion Veliaj njofton se Teatri Kombëtar do të ndërtohet nga vetë qeveria shqiptare dhe Bashkia.
Në mbledhjen e 26 Dhjetorit 2023, në rendin e ditës u diskutua leja e ndërtimit për një kullë 33 katëshe nga “Fusha shpk” me vendosje krah pedonales Murat Toptani.
Vendimi i firmosur kryetari i KKT-së, z. Edi Rama dhe ministrja e linjës znj. Belinda Balluku u bë publik pas 8 muajsh në faqen e AZHT pas kërkesave të vazhdueshme nga redaksia e Citizens.al.
Sipas dokumentit, kulla kufizohet në jug me pedonalen Murat Toptani, në veri me Sarajet e Toptanëve, në perëndim me Teatrin Kombëtar dhe në lindje me objekte shërbimesh.
Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë Fusha shpk, përmes një vendimi të datës 3 Maj 2023, 1266.6 m2 truall në rrugën “Abdi Toptani”, dhe dy ndërtesa përkatësisht 801.4 m2 dhe 183 m2. Njëra prej tyre është godina e ndërmarrjes së dekorit të Tiranës.
Teatri me një kosto prej 40 mln. euro po ndërtohet nga fondet publike, por sërish “Fusha shpk” nuk ka hequr dorë për të ndërtuar mbi tokë publike.
Ajo ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin falas të Teatrit Kombëtar në këmbim të një sipërfaqeje prej mijëra metra katrorë, ku do të ngrinte edhe një kompleks prej 6 kullash.
“E drejta për informim mbeti jashtë skenës”
Shembja e Teatrin Kombëtar na risolli në vëmendje edhe mungesën e transparencës për vendime të rëndësishme. Citizens.al iu drejtua në maj 2020 bashkisë Tiranë me një kërkesë për informacion për të ditur procedurat e ndjekura për vendimin e Këshillit bashkiak që çoi në shembjen e godinës.
Kërkesa për informacion nuk mori kurrë përgjigje, duke dëshmuar refuzimin për të bërë transparencë. Ky nuk ishte rasti i vetëm kur institucionet refuzuan të japin informacion.
Më 18 tetor 2019, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes platformës “Publeaks”, i nis bashkisë Tiranë një kërkesë për informacion ku i kërkonte kopje të dokumenteve të dorëzuara nga kompanitë që kanë aplikuar për projektin për ndërtimin e Teatrin Kombëtar. Edhe pse pati ndërhyrje edhe nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, sërish nuk pati përgjigje nga institucion i bashkisë.
Gjatë kohës që kërkesat për informacion nuk morën asnjë përgjigje, shumë gazetarë me logot e televizionit ku punojnë, por edhe individualisht dërguan kërkesat e tyre për informacion në lidhje me Teatrin Kombëtar.
Shumica e tyre nuk mori përgjigje, ndërkohë që edhe ai informacion që u mor nga gazetarja Fatmira Nikolli e gazetës Shqiptare, kryesisht administrativ, u publikua në një artikull që qëndroi publik për shumë pak kohë për tu fshirë më pas nga media përaktëse. Në shkrim thuhej se Bashkia nuk kishte informacion për procedurën e tenderimit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Citizens.al iu drejtua më 25 nëntor 2019 bashkisë Tiranë me kërkesë për informacion për autorët e komisionit vlerësues të projekteve të propozuar për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, mirëpo nuk mori përgjigje.
Edhe pse ligji për të drejtën për informim përcakton ndëshkimin me gjobë në rast të refuzimit të dhënies së informacionit nga institucionet, mos respektimi i ligjit në këtë rast ishte normë.
Mungesa e transparencës u reflektua edhe në zhvillimet urbanistike përreth zonës së teatrit, sikurse zbardhja e vendimit për ndërtimin e kullës 33 katëshe pas tetë muajsh.
Gjashtë vite më vonë, bilanci i Teatrit nuk është vetëm mungesa e godinës së re por gjurma që la pas. Teatri përccau artistët, tregoi si institucionet shmangin përgjegjësinë dhe transparencën në një histori ku debati për publiken dhe kulturën e zëvendësua me interesa private ndërtuesish./ Citizens Channel
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23