Flash News

E-TJERA

Gjenden pas 9 vitesh, eshtrat e shqiptares së zhdukur në Spanjë

Gjenden pas 9 vitesh, eshtrat e shqiptares së zhdukur në Spanjë

Janë gjetur pas 9 vitesh, eshtrat e shqiptares Sibora Gagani e zhdukur që prej vitit 2014 në Spanjë, kur ishte 22 vjeç.

Policia Kombëtare spanjolle ka gjetur trupin e Gaganit në banesën të cilën ajo ndante me partnerin e saj, Marco Romeo. Ky i fundit u arrestua në fund të muajit maj, për vrasjen e një vajze tjetër, Paula, ish-partnere e tij.

Kërkimi për Sibora Gaganin rinisi pas arrestimit të Romeos.

Ai rrëfeu se e kishte vrarë dhe varrosur Sibora Gaganin pasi kishte parë një foto të tij në një tabelë njoftimesh në komisariat, ndërsa deklaroi se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin.

Agjentët kanë gjetur eshtrat e Gaganit në një qese plehrash pas një muri të banesës së saj në Torremolinos, ku jetonte me të arrestuarin deri disa ditë para zhdukjes.

Të fundit