Flash News

E-TJERA

Gjendet e pajetë e moshuara në banesë në Korçë

Gjendet e pajetë e moshuara në banesë në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte rreth tre ditë që nuk kishte pasur kontakt me familjarët, ndërsa shqetësimi është ngritur nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar autoritetet pasi nuk e kishin parë prej ditësh.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hapur derën e banesës, ku më pas është konstatuar se e moshuara kishte ndërruar jetë.

Nga këqyrja e parë mjeko-ligjore, në trupin e saj është konstatuar një hematomë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrëzim aksidental, i cili mund të ketë rezultuar fatal.

E moshuara jetonte e vetme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit