Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë nën rrënojat e tërmetit në Turqi trupi i ish-lojtarit të Chelsea-it, Christian Atsu

Gjendet i pajetë nën rrënojat e tërmetit në Turqi trupi

Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, shkruan BBC.

Futbollisti 31 vjeç, i cili kishte luajtur me skuadrat e Premier League, Everton, Chelsea dhe Neëcastle ishte zhdukur që nga tërmeti i 6 shkurtit që shkaktoi shembjen e banesës së tij në qytetin e Hatay.

Klubi i tij Hatayspor fillimisht raportoi se ai u shpëtua "me lëndime", por një ditë më vonë u përgënjeshtrua.

“Me zemrën e thyer më duhet t'u njoftoj të gjithë dashamirësve se trupi i pajetë i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”, shkroi në Tëitter agjentja e tij Nana Sechere të shtunën.

"Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Përfitoj nga rasti për t'i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre."

Atsu iu bashkua skuadrës turke të ligës së lartë Hatayspor në shtator 2022 dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt.

Tërmetet dhe pasgoditjet në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore deri tani kanë shkaktuar më shumë se 40,000 viktima.

Të fundit