Flash News

E-TJERA

Gjendet një person i pajetë në bjeshkët e Pojanit

Gjendet një person i pajetë në bjeshkët e Pojanit

Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Kojel, në Tropojë.

Policia bën me dije se gjatë kqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B.

Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B.

Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Të fundit