Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari në kanalin e fshatit Boks të Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë i ndjeri e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupe hetimore vijojnë të punojnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Të fundit