Flash News

E-TJERA

Gjermania me “murin” e vjetër, Neuer rikthehet në Kombëtare për Botërorin 2026

Gjermania me “murin” e vjetër, Neuer rikthehet në

Manuel Neuer është rikthyer në përfaqësuesen e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026, në një vendim të konfirmuar nga trajneri Julian Nagelsmann, i cili ka publikuar listën me 26 lojtarë të grumbulluar për turneun.

Portieri 40-vjeçar i Bayern Munich nuk kishte qenë pjesë e kombëtares që pas Euro 2024, por tani është sërish në plane dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në Botërorin e ardhshëm. Nagelsmann ka theksuar se vendimi erdhi pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me Neuer, duke vlerësuar gjendjen dhe nivelin e tij sportiv.

Sipas trajnerit gjerman, përzgjedhja e portierëve është bërë mbi bazën e formës aktuale, duke u fokusuar te tre më të mirët në dispozicion. Ai shtoi se federata ka dashur gjithashtu të qartësojë nëse Neuer do të vijojë karrierën ndërkombëtare apo do të tërhiqet, ndërsa vetë lojtari ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar.

Bayern Munich është klubi më i përfaqësuar në këtë listë me disa lojtarë të ftuar, ndërsa është përfshirë edhe portieri i ri Jonas Urbig, që pritet të jetë pjesë e përgatitjeve të skuadrës.

Gjermania me “murin” e vjetër, Neuer rikthehet në

Të fundit