Flash News

E-TJERA

GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Tropojës për korrupsion

GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Tropojës për

GJKKO ka shpallur fajtor ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas vendimit, Islamaj është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, por dënimi i është pezulluar dhe është konvertuar në 2 vite shërbim prove. Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Po në të njëjtën çështje, ndërtuesi Rrok Gega është shpallur fajtor për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe është dënuar me 6 muaj burg. Edhe për të, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit, duke e vendosur në shërbim prove për 1 vit.

Sipas hetimeve, rasti lidhet me një tender publik, ku ish-zyrtarja akuzohet se ka kërkuar ndërtimin e një ure pranë banesës së familjarëve të saj, në një segment që nuk ishte parashikuar në projekt. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur dyshimet se ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi dhe ka përfshirë edhe një teknik të mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për realizimin e ndërhyrjes.

Të fundit