Flash News

E-TJERA

GJKKO lë ne burg Jamarbër Malltezin

GJKKO lë ne burg Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin.

Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, edhe pse opozita deklaron se nuk ka asnjë provë dhe fakt për të provuar akuzat.\ Ndërkohë për ortakun e tij Fatmir Bektashi u caktua masa e sigurisë “detyrim Paraqitje”.

Sipas avokatëve, në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.

Kujtojmw se seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

 

Të fundit