Flash News

E-TJERA

GJKKO: Nesër në 14:00 seanca për marrjen në pyetje të Sali Berishës

GJKKO: Nesër në 14:00 seanca për marrjen në pyetje të

Gjykata e Posaçme ka vendosur që nesër në orën 14:00 të caktojë seancën përmarrjen në pyetje të kreut e PD-së Sali Berisha.

Berisha duhet të shkojë dhe të njihet me dy masat e sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e lëvizjes jashtë vendit
 
Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne datën 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për Berishën dhe ka arrestuar Jamarbër Malltezin. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Ndërkohë lideri i opozitës ka mohuar në mënyre kategorike akuzat duke i quajtur sulme politike nga kundërshtari i tij Edi Rama. Gjithashtu edhe deputetë e krerë të partive opozitare e kanë quajtur vendimin sulm politik ndaj opozitës në tërësi.

Të fundit