Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon SPAK-un, kthen për hetim dosjen e Irena Gjokës

GJKKO rrëzon SPAK-un, kthen për hetim dosjen e Irena Gjokës

Gjykata e Posaçme ka kthyer dosjen e Irena Gjokës për plotësim hetimesh, duke i lënë SPAK-ut 20 detyra hetimore që duhet të kryhen brenda një periudhe kohore prej 6 muajsh.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares. Sipas SPAK, hetimet kanë treguar se vendimi penal i mëparshëm në Greqi është dhënë në mungesë të saj dhe nuk ka prova që ajo të jetë njoftuar në mënyrë efektive.

Partia Demokratike e kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë greke.

Prokuroria e Përgjithshme, pasi nisi hetim të thelluar, deklaroi në muajin Janar të këtij viti, se gjyqtarja Irena Gjoka-Maneku-Shpata fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Sipas dokumentave të publikuara edhe në mediat greke, Gjoka është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumentave false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

Të fundit