Flash News

E-TJERA

GJKKO zgjat arrestin në shtëpi për ish-vartësit e Ballukut

GJKKO zgjat arrestin në shtëpi për ish-vartësit e Ballukut

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ish-drejtuesit të KESH, Erald Elezi për një masë më të lehtë sigurie.

Të dy kërkuan nga GJKKO që të dalin nga arresti shtëpiak me argumentin se pasnesër përfundon afati 6 mujor i hetimeve për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë. Por, SPAK kërkoi zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë, kërkesë që u pranua nga GJKKO.

Gjyli dhe Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë, ndërsa në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku.

Ndaj saj janë në fuqi dy masa, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi nga detyra, masë të cilën ish-zv.kryeministrja e ka dërguar në Gjykatën e Lartë.

SPAK e akuzon Balluku se në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues, dy kompanitë turke Intecar dhe Asl.

Të fundit