Flash News

E-TJERA

Gjokutaj: Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht

Gjokutaj: Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për akuzat e ngritura nga SPAK ndaj kryedemokratit Sali Berisha për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në emisionin “Opinion” avokati tha se marrja e masave të sigurisë ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Gjokutaj tha se Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht nga policia, pasi nuk është marrë në pyetje.

Gjokutaj: SPAK në marrjen e 2 masave shtrënguese, që për mua është e kundraligjshme. Thelbi i kësaj çështje është që Berisha i qëndron kësaj pike sepse një proces antikushtetues dhe i parregullt nuk mund të çojë në një vendim të ligjshëm. Ai nuk mund të shoqërohet forcërisht. Ky është ekzekutimi. Nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot ka qenë seanca për verifikimin e kësaj mase. Sot nga ana e Berishës është bërë kallëzim për gjyqtaren Irena Gjoka. Sali Berishës i është cënuar liria. SPAK duhet të ishte drejtuar në Parlament. Edhe heqja dhe kufizimi janë cënimi i lirisë, principi është që deputeti nuk mund ta heqë vetë imunitetin e tij.

Të fundit