Flash News

E-TJERA

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, pas protestave në Shkup, organizohet tubim mbështetës në Tiranë

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, pas protestave në Shkup,

Një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut pritet të zhvillohet të martën në Tiranë. Tubimi është paralajmëruar pas reagimeve dhe protestave të mbajtura së fundmi në Shkup, ku studentët kanë kundërshtuar kufizimet për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Njoftimi për organizimin e protestës është bërë publik në rrjetet sociale nga aktivisti Mevlan Ademi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin që do të nisë në orën 17:00 në kryeqytetin shqiptar.

Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe të kërkojë respektimin e të drejtave gjuhësore, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Aktivisti Ademi paralajmëroi gjithashtu se pas Tiranës do të ketë mobilizime edhe në Prishtinë, ndërsa protestat do të rikthehen sërish në Shkup, përballë institucioneve qeveritare. Në reagimin e tij ai theksoi se çështja e gjuhës shqipe nuk është e negociueshme dhe se studentët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Të fundit