Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-ministrin

Gjykata e Lartë ka vulosur vendimin për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga të pandehurit dhe duke lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët nga Apeli i GJKKO-së.

Mes personave që mbetet i dënuar është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa vendimi prek edhe ish-zyrtarë e biznesmenë të përfshirë në një nga aferat më të diskutuara të viteve të fundit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 43 (87-2024-321), datë 08.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Të gjithë emrat e përfshirë në vendim:
Përveç ish-ministrit Lefter Koka dhe Alqi Bllakos, vendimi i Gjykatës së Lartë rrezoi rekurset dhe la në fuqi dënimet edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë proces, konkretisht:


Pëllumb Abeshi

Bardhyl Cabiri

Serafin Papa

Jonida Zeqo

Mirel Mërtiri (në mungesë)

Stela Gugallja (në mungesë)

Klodian Zoto (në mungesë)

Si dhe për dy subjektet juridike, shoqëritë “ALBTEK ENERGY” SH.P.K dhe “INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES” SH.P.K.

Të fundit