Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, “Hakmarrja për drejtësi” merr pafajësinë pas 3 dekadash gjykim

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, “Hakmarrja

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës famëkeqe “Hakmarrja për drejtësi”.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë, që shpall të pafajshëm 10 anëtarët e organizatës: Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Paso Novruzaj, Gëzim Gjoni e Dritan Hate.

Të pandehurit duet të gjykoheshin për nëj sërë veprash penale duke filluar nga rrëmbimi e deri te vrasja me dashje.

“Në datën 25 maj 2017, Gjykata e Lartë shpalli regjistrimin e çështjes me rekurs të prokurorisë, e cila është shprehur kundër vendimit që dha pafajësinë për të pandehurit e kësaj çështjeje.

Prokuroria kërkoi që çështja të kthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të zhvillohej shqyrtimi i provave, apo marrja e tyre rishtazi në lidhje me një sërë akuzash të rënda, ndaj Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Paso Novruzaj, Gëzim Gjoni e Dritan Hate.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit duhet të gjykoheshin për akuzat: “akte terroriste”; “vrasje në rrethana të tjera cilë- suese”; “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë; “vjedhje me pasojë vdekjen” në dy raste; “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste, “rrëmbim dhe mbajtje peng e personit në rrethana lehtë- suese” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale etj”, thuhen në njoftimin e gjykatës.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht më 13 tetor 1996. Gjykimi ndaj organizatës filloi në vitin 1998, por zgjati thuajse tre dekada pasi u shty për shkak të gjykimeve dhe rigjykimeve të procesit.

Të fundit