Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Veliajt për masën e ‘arrestit në burg’

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Veliajt për

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shpalljen si antikushtetuese të masës së “arrestit në burg” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme në shkurt të vitit 2025.

Kjo masë sigurie është lënë në fuqi më pas si nga Apeli i GJKKO-së, ashtu edhe nga Gjykata e Lartë.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe mbi bazë dokumentesh, pa praninë e palëve të përfshira në proces.

Çështja vjen në një moment kur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë rishikuar një vendim unifikues të vitit 2011, që lidhet me masat e sigurimit dhe kohëzgjatjen e arrestit në burg.

Të fundit