Flash News

E-TJERA

Gjyqi i PD në Apel, ambasadori i OSBE: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në procedurat gjyqësore

Gjyqi i PD në Apel, ambasadori i OSBE: Qeveria nuk mund të

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Guido de Sanctis, ka folur për çështjen e PD-së në Gjykatën e Apelit, seancë e cila do të zhvillohet të premten më 3 mars.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, ambasadori i OSBE-së deklaroi se askush, as qeveria dhe as OSBE, nuk mund të ndërhyjë në procedurat gjyqësore. De Sanctis nënvizoi se pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur.

Ambasadori i OSBE u shpreh se ka komunikimin e të dyja grupimet e PD-së.

“Unë kam komunikim me të gjithë përfaqësuesit e opozitës dhe, meqë ra fjala, më lejoni të them që kam komunikim me të gjithë përfaqësuesit, në përgjithësi, të të gjithë spektrit politik në Shqipëri. Për t’iu kthyer pyetjes suaj, po, jam takuar me përfaqësuesit e të gjitha këtyre, t’i quajmë kështu, të të gjitha fraksioneve të palës opozitare.

Kam marrë informacione tejet interesante, po ashtu kam përçuar edhe mesazhin që sapo jua thashë, që një marrëveshje do të ishte zgjidhja më e mirë. Por e kuptoj që ka një procedurë gjyqësore, prandaj askush, as qeveria, as Prezenca e OSBE-së, nuk mund të ndërhyjë në procedurat gjyqësore.

Është ajo që kemi mësuar në shkollë, që pushteti gjyqësor është i pavarur dhe është elementi më i rëndësishëm i zbatimit të ligjit, në cilindo vend demokratik. Pra, gjyqi do të vazhdojë dhe unë nuk komentoj mbi atë që mund të ndodhë, por ndihem i detyruar të dërgoj mesazhin e gjetjes së marrëveshjes, veçanërisht kur takoj njerëz të të gjithë fraksioneve të opozitës”, tha ambasadori i OSBE-së.

 

Të fundit