Flash News

E-TJERA

Gjyqi në Administrative/ Veliaj i prangosur në gjykatë; në seancë edhe aktori Robert Ndrenika: Ç'të mbeti, vij e bëj unë

Gjyqi në Administrative/ Veliaj i prangosur në gjykatë; në

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Gjykatën Administrative për seancën gjyqësore lidhur me padinë e tij ndaj emërimit të prokurorit të SPAK, Olsi Dado.

Në seancë, Veliaj u shoqërua nga dy figurat e njohura të artit, aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja, të cilët ishin të pranishëm në sallë në mbështetje të tij.

Gjyqi në Administrative/ Veliaj i prangosur në gjykatë; në

Ndërkohë në seancë aktori Rober Ndrenika, i cili është takuar me Veliaj dhe në një moment dëgjohet duke i thënë “çtë mbete vij e bëj edhe unë”.

Padia, e depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, kundërshton ligjshmërinë e dekretit presidencial të vitit 2008, përmes të cilit Dado u emërua prokuror. Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të këtij dekreti, duke argumentuar se emërimi është bërë në shkelje të ligjit.

Sipas argumenteve të padisë, në momentin e emërimit, Olsi Dado, i cili më parë ushtronte profesionin e noterit, nuk përmbushte kriteret e detyrueshme ligjore për t'u bërë prokuror, pasi nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

 

 

Të fundit