Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
“Gjysh Lilo” bën kërdinë me vjedhje në Tiranë, policia e arreston por lirohet nga gjykata se është i moshuar!

Një i moshuar është kthyer në tmerrin e qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë, pasi brenda një kohe të shkurtër ka bërë mbi 15 vjedhje.
Autori quhet Lilo Skëndo, 77 vjeç, dhe është cilësuar si “gjyshi hajdut” për shkak të moshës së madhe. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një qytetare, e cila tregon se në datën 12 tetor 2023, ka qenë te një lokal-pastiçeri te zona e Xhamllikut në së bashku me djalin.
Pas saj ka shkuar një i moshuar, i cili bën disa lëvizje dhe i merr nga çanta portofolin. Personi e fut portofolin në xhup dhe më pas ngrihet dhe largohet nga lokali. Qytetarja thotë se kishte 50 mijë lekë të vjetra që do blinte ilaçe, kartën e identitetit, të bankës dhe mjete të tjera.
Qytetarja i serviri Fiks Fare videon e kamerave të sigurisë, ku personi duket i moshuar. Në kokë mban kapele dhe është i veshur me të zeza. Ai afrohet te tavolina pas denoncueses, me veprime të ngadalta por të sakta, ai merr portofolin dhe e fut brenda xhaketës. Më pas, pa u vënë re, ngrihet nga karrigia dhe lehtë-lehtë del nga lokali.
Denoncuesja thotë se ka shkuar te Komisariati Nr.4 në Tiranë dhe i kanë thënë se ky person s’e ka herën e parë, por procedohet dhe më pas lirohet nga gjykata për shkak se është i moshuar. “Po nëse do të vriste, a do ta lironin” thotë qytetarja, ndërsa saktëson se kërkon që personi të ndalojë pasi ka parë shumë njoftime për vjedhje të ngjashme.
“Dikush ta ndalojë, s’ka asnjë mjet ky shtet për ta frenuar atë” pohon ajo, ndërsa bën apelim që dikush të merret pasi është kthyer në një shqetësim.
Pas ankesës, Fiksi bëri një kërkim të thjeshtë në internet dhe rezulton se autori është konsideruar si “gjyshi hajdut” dhe është kthyer në tmerrin e shumë personave dhe bizneseve. Në rrjete sociale janë me dhjeta video të “gjyshit hajdut” që futet dhe vjedh ku të mundet; në restorant, lokale, shtëpi, klinika …
Gazetarët e Fiksit interesohen te Komisariati i Policisë Nr.4, se çfarë masash janë marrë. Punonjësit thonë se personi në fjalë ka shumë denoncime dhe është arrestuar dhe ndaluar disa herë. Por, ai është liruar nga prokuroria dhe gjykata për shkak të moshës. Punonjësit thonë se nuk e kanë gjetur pasi ai s’ka një adresë fikse dhe “me vjedhjet jeton”.
Fiksi shkon sërish te Komisariati, kësaj herë për të pyetur se ku jeton dhe banon ky person. Madje, pyesin nëse ka apo jo familje që mund të kujdeset për të. Punonjësi i sportelit kontakton me inspektorin e zonës, i cili i thotë se “Lilo Skëndo s’ka një adresë fikse” dhe aktualisht është shpallur në kërkim policor.
Redaksia e Fiks Fare i bëri një kërkesë për informacion Drejtorisë së Policisë së Tiranës se sa herë është proceduar, ndaluar apo arrestuar Lilo Skëndo dhe çfarë masash do merren për të ndaluar këto vjedhje.
“Në lidhje me kërkesën Tuaj, mbi ankesën e disa qytetarëve, të shoqëruara me video, ku duket një i moshuar që kryen vjedhje në disa biznese, në dëm të qytetarëve në vende të ndryshme të qytetit të Tiranës, ju bëjmë me dije se nga ana e Komisariateve të Policisë, në juridiksion të Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë janë regjistruar 15 raste të vjedhjeve të subjekteve të ndryshme nga shtetasi Lilo Skëndo. 15 raste janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit Lilo Skëndo.
Pas konsultimeve me Prokurorinë, ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për arsye të moshës së madhe që ka” përfundon policia, pa iu përgjigjur pyetjes se çfarë masash do të merren për këtë person!
Komisariati i Policisë Nr.4, Tiranë
Fiksi – Si kaluat?
Polici – Si jeni, mirë?
Fiksi – Desha të pyes për të plotfuqishmin e zonës desha ta takoj. Për një rast vjedhje që është bërë.
Polici – Ku banon ti?
Fiksi – Unë jam në rrugë të Elbasanit, por po pyes për një kushërirën time. Ka denoncuar këtu para një jave për një vjedhje aty te Pastiçeri T….
Polici – Ka bërë kallëzim. Po. Aaaa për çfarë ishte ajo?
Fiksi – Për një vjedhje…
Polici – Portofol? Po! Nuk e kanë kapur atë se e di unë. Lilo Skëndo është ai hajduti. Është një burrë i vjetër nja 80 vjeç.
Fiksi – A di si është muhabeti duhet dokumenti se lekët ja bëjmë hallall. Në qoftë se ka mundësi të paktën të kthejë portofolin me dokumente, se i ka me kartë identiteti me të gjitha. E morëm vesh ça tipi është. Ai është bërë viral.
Polici – Më dëgjo. Zonja ka bërë kallëzim. Unë ta shpjegova për kulturë, se po ta kishim gjetur, kapur Lilon këto në sekondë do kishin marrë zonjën në telefon. Po Lilo është një plak që fle poshtë urës. Ai Lilo është 78 vjeç. Ai Lilo që i ka vjedhur portofolin asaj. Po ai 20 herë është kapur, 20 herë ka dalë. Atë punë bën, se është pa familje, pa asnjë gjë.
Fiksi – Po si u liroka ky.
Polici – Tani mos na kërko llogari pse i liron gjykata miku im. Unë po të flas, ne si polici bëjmë punën tonë me hajdutin. Është hajdut ordiner. Unë e kam njohur atë ditë që ma tregoi ajo zonja në telefon dhe e njohin të gjithë oficerët e tjerë. Dhe po ta kapin, se ia shpjegova asaj zonjës 300 milionë herë dhe më dëgjo miku im se nuk është as i pari, vjedh kaq e aq lekë. Lekë! Dhe kur ti kapë policia e sjell këtu. Ne nuk shtiem fall këtu.
Fiksi – Se s’janë pak …
Polici – Ne na vjen keq edhe për 10 mijë lekë i miku im. Të dish procedurën, është bërë një kallëzim. Ka mbaruar puna, po të sqaroj kot unë. Nga kjo që bëhet kallëzim letrat referohen në prokurori. Kur ta gjejmë, kur ta kapim të njoftohet zonja të paraqitet në komisariat.
Fiksi – Thjeshtë njoftohet?
Polici – Njoftohet zonja, në momentin që kapet të paraqitet në komisariat! Top Channel
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41