Flash News

E-TJERA

Pas Danimarkës e Gjermanisë, Shqipëria mes vendeve me karburantin më të shtrenjtë në botë për mars 2026

Pas Danimarkës e Gjermanisë, Shqipëria mes vendeve me karburantin

Një raport i fundit i publikuar nga organizata 'Global Petrol Prices' nxjerr në pah rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburante për shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas të dhënave për muajin mars 2026, Shqipëria renditet ndër vendet me çmimet më të larta të benzinës në botë, me një mesatare prej 2.390 dollarë për litër.

Ky nivel e vendos vendin në të njëjtin grup me ekonomi të zhvilluara europiane si Gjermania dhe Zvicra, ku megjithatë të ardhurat mesatare janë shumë më të larta.
Në krye të listës qëndron Hong Kong, ku çmimi i benzinës arrin në mbi 4.06 dollarë për litër, i ndjekur nga Malawi dhe Norvegjia. Lista përfshin gjithashtu vende si Danimarka, Holanda dhe Singapori.

Të fundit